Categories
Uncategorized

Pul me pilaf ne tave : Receta ideale e fundjaves, mos harroni ti shtoni kete perberes

Kjo është një nga recetat më të shijshme që tani mund ta gatuani edhe në shtëpi.

Receta dhe përbërësit për 6 persona: 1 pulë rreth 1 kg e gjysmë; 1 kg oriz; 1 qepë; kripë, piper; 2-3 lugë gjalpë dhe kopër (perberes i cili do ti jap shije teper te mire, si ajo e restoranteve).

Përgatitja e recetës: Fillimisht pulën e pastruar vëreni të ziejë në ujë të bollshëm.

Kurse qepën e grirë hollë e vendosim të kaurdiset me gjalpin derisa të ketë marrë ngjyrë të artë.

Më pas shtojmë orizin dhe e skuqim pak. Dhe kur pula të jetë gati e presim në copa.

Pastaj në një tavë të madhe hedhim orizin në tepsi, hedhim 2 litra nga lëngu i pulës, ose nëse është më pak e shtojmë me ujë.

E sipër shtojmë pulën, i hedhim kripë, piper, i grimë imët edhe koperin. E pjekim në maksimumin e temperaturës derisa lëngu të jetë avulluar.

Ju bëftë mirë!