Specialistja e IGJEUM, Anira Gjoni tha se ky dimër të jetë më i ftohtë se vitet e kaluara.
“Sivjet temperaturat e ulëta nisën më herët. Ky dimër pritet të jetë më i ftohtë dhe me temperatura më të ulëta se gjatë viteve të fundit”, u shpreh Gjoni.
Ajo theksoi se temperaturat do shkojnë deri në 0 gradë. Përsa i përket kësaj jave të parë të dhjetorit, Gjoni u shpreh se këtë javë do të karakterizohet nga temperatura të ulëta, ndërsa nga e enjtja rikthehen reshjet e shiut.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat bregdetare 8 deri në 14 gradë celcius
Në zonat e ulëta ku përfshihet edhe kryeqyteti 5 deri në 13 gradë celcius
Në zonat malore -1 gradë deri në 6 gradë celcuis
“Në veri dhe lindje reshjet priten në formën e dëborës, ndërsa në pjesën tjetër të territorit do të kemi reshje shiu. Megjithëse ashtu si reshjet e dëborës dhe të shiut do të jenë me intensitet të ulët”, theksoi Gjoni për “Report Tv”.
Teksa u pyet nëse do të bjerë borë, Gjoni tha se këtë javë nuk do kemi, por mund të kemi gjatë muajve në vijim. Në përfundim Gjoni u shpreh se nuk përjashtohet mundësia që gjatë dimri të prekemi nga përmbytjet.