Categories
Uncategorized

Dy javë e shtruar në spital: Problemet nuk mbarojne per Parashqevine

Një i afërm i saj deklaron:

“Problemi nuk mbaron, sapo kishte filluar dhe nuk ka filluar, pasi ne jetojmë fatmirësisht, por ndonjëherë edhe në mënyrë shumë të vështirë në qytetin e New York-ut, ku të drejtat e individit janë primare. Nuk dua të them ekstreme, por janë të forta, ndoshta ashtu siç duhet.

Parashqevia nuk pranon asnjë lloj mjekimi, as të bëjë analizat, dhe këtu ligji nuk detyron askënd të bëjë analiza kundër vullnetit.

Një krizë që vazhdon edhe sot; ajo nuk është më mirë.

Ajo ditë ishte si një thikë që na solli Parashqevinë që nuk e kishim parë për tre javë dhe na përballi me realitetin. Ajo fliste për gjëra të çuditshme, fliste, nuk ishte më ajo, dhe nuk po e ndihmonim dot. Nuk kishim më fuqi për ta ndihmuar, askush – as Luka, Roberti, Elvira. Ne duhet të bënim diçka, dhe atë natë ajo u shoqërua në spital, ku ndodhet prej dy javësh.

Të nesërmen filloi një ditë e re me shumë probleme për të gjithë ne dhe sidomos për Parashqevinë, që po përballej me një realitet që ose nuk e dinte, ose e mohonte, ose nuk e pranonte.

Të gjithë kemi të drejtë të kemi këto reagime karshi situatave që kanë lidhje me personat tanë më të dashur, siç kam qenë unë që nuk pranoja që nëna ime kishte alzheimer, dhe tashmë ajo ka 20 vite dhe është në fund të jetës së saj.

Ajo u ndodh pranë një situate të tillë dhe pati një krizë që i bëri shumë keq të gjithëve, përfshirë edhe Lukën. Nuk e dinim ne që Parashqevia ishte e sëmurë dhe që kishte probleme?! Patjetër që nuk e dinim, nuk jemi doktorë dhe nuk mund të japim diagnoza.

Por kuptohet që sjellja e saj ishte e pranueshme për dikë që jeton në rrugë për shumë vite dhe e shpjegueshme. Si edhe thashë, çdo gjë ishte në rregull deri në momentin që ajo takoi Lukën, të birin e saj.

Shumë persona i kam dëgjuar duke thënë që e kanë komentuar takimin e saj dhe kanë parë aty sjellje jo normale. Ditën e parë çdo gjë ishte në rregull; ata shpenzuan kohë bashkë dhe u kënaqën. Problemi nisi të nesërmen.

Nesër ajo bën plot dy javë që është e shtruar në një spital këtu, në një pavion psikiatrik në New York. Është shumë e trishtë dhe për mua ka qenë një ndër momentet më të vështira, por kuptoj që çdo sëmundje ka nevojë për diagnozë dhe kurim. Çdo sëmundje është e njëjtë si sëmundja e stomakut apo e mushkërive.”