Categories
Uncategorized

Rikthimi i fuqishëm i Parashqevi Simakut, surpriza që ka përgatitur për publikun

Një i afërm i artistes Parashqevi Simaku ka njoftuar se ajo po i rikthehet muzikës.

Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, ai ka shpërndarë këngën “Jetoj” të Simakut, e ripërpunuar nga një producent muzikor, Mar G Rock.

Por jo vetëm kaq, pasi shumë shpejt, Parashqevi Simaku do të publikojë një videoklip të ri.

“Premtimi që Flutura do të rikthehej po bëhet realitet.

Shumë shpejt një videoklip i sapo mbaruar! Parashqevi Simaku shumë shpejt vjen me videoklipin më të ri të xhiruar dje në New York City!”, shkruan i afërmi i saj.