Categories
Uncategorized

A ka shance qe te bie bore ne Tirane? Meteorologia tregon se si do te jete moti kete jave

Meteorologia Tanja Porja ka parashikuar se si do të jenë kushtet e motit përgjatë ditëve të para të muajit prill.

Porja tha se java e parë e muajit prill pritet të ketë reshje shiu, të cilat sipas saj nuk do të jenë me intensitet maksimal, por do të kenë shtrirje thuajse në të gjithë vendin.

Ajo tha gjithashtu se gjatë muajit prill do të kemi dy episode me reshje dëbore në zonat malore, që sipas meteorologes, është diçka jo shumë e zakonshme për këtë kohë.

“E gjithë java do të jetë me shi. Nuk do të ketë reshje me intensitet të lartë apo problematike, por do të jenë të ulëta.

Do të kemi një shtyrje të dimrit për t’i marrë disa ditë pranverës, ndërkohë që do kemi edhe vlera negative dhe disa episode me reshje dëbore.

E kishim thënë edhe më herët se dëbora do të shfaqej edhe në Prill dhe në fakt këtë dua të them. Të paktën 2 episode me reshje dëbore do i kemi edhe në prill. Sidomos në zonat malore. Shanset që të ketë dëborë në Tiranë në muajin prill janë shumë afër zeros.

Muaji mars dhe prill janë muaj mjaft të pasur me reshje, në kushte klimatike normale. Ne kemi edhe një sinjal që muaji maj do të jetë mjaft i lagësht, do të ketë reshje edhe këtë muaj. Këtë mars dhe prill, ndryshe nga zakonisht, ka pasur dhe do ketë reshje të pakta shiu. Java e parë ka reshje të pakta dhe pas datës 17 prill do të kemi pastaj stabilizim të temperaturave të larta. Ngjan shumë me një prill si ai viteve ’90-të, ku nuk do të kalojmë menjëherë tek mëngët e shkurtra”, tha Porja.