Categories
Uncategorized

Nga Mjeku i njohur Shkëlqim Balili: Si të jemi të fuqishëm në pleqëri?

Mjeku Shkëlqim Balili i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News 24 theksoi se për të qenë të fuqishëm në pleqëri është e domosdoshme të kemi një stil jetese të shëndetshëm.

Ai u shpreh se aktiviteti fizik, dieta e balancuar, gjumi cilësor dhe menaxhimi i stresit janë faktorët kryesorë që ndikojnë në jetëgjatësi dhe mirëqenie.

Plakja fillon që në moshën 40-44 vjeç dhe nëse nuk kujdesemi për trupin dhe mendjen rrezikojmë probleme serioze si mbipesha, diabeti, sëmundjet e zemrës dhe çrregullime neurologjike si demenca dhe parkinsoni. Balili shprehet se aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm.

Mjeku Shkëlqim Balili: Zoti e ka bërë njeriun me një energji të pashtershme, që të jetojë maksimumi deri në 150 vjet dhe jeta normale është deri në 100 vjeç dhe kjo kuptohet nga mënyra e jetesës dhe dieta.

Është aktiviteti fizik, dieta, gjumi dhe përballimi i stresit. Stresi kronik të krijon gjendje psikologjike dhe të krijon plakje të parakohshme. Sapo fillon rritja, nis plakja.

Etapa e parë është lindja, fëmijëria, puberteti, adoleshenca, periudha e riprodhimit te femrat, premonopauzën dhe monopauzën dhe gratë sot jetojnë më shumë sesa dikur.

Gratë vuajnë në monopauzë. Ka gra që kanë probleme në këtë moshë. Edhe burrat kanë androgenezë, që do të thotë kur bie testosteroni, që bie që 40 vjeç.

Burri mund të lindë deri në 90 vjeç. Por nëse njerëzit nuk ushqehen mirë, futen problemet, si mbipesha, rritja e sëmundjeve të zemrës, diabeti, demenca dhe parkinsoni.

Por, kryesisht është diabeti, sëmundja e zemrës. Shenjat e plakjes nisin që 40-44 vjeç, kur njerëzit s’kanë fuqi të ngrihen.

Njeriu duhet të bëjë gjumë cilësor 7-8 orë, sepse gjumi është shumë i rëndësishëm. Duhet aktivitet sa më i madh fizik. Shqiptarët rrinë shumë në kafe, duhet të bëjnë stërvitje.