Kjo e martë shënon ditën e parë me temperaturë maksimale 40 gradë celsius në vendin tonë, sipas parashikimit të nga Tanja Porja.
Sipas të dhënave, kulmi i të nxehtit do të ndjehet në qarkun e Beratit, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të përjetojë temperatura vetëm 1-2 gradë më të ulëta.
Edhe mëngjesi ka nisur me vlera më të larta se zakonisht, duke shënuar nga 13-14°C në zonat malore deri në 24°C.
Gjatë paradites, moti paraqitet i kthjellët në të gjithë Shqipërinë, ndërsa vranësira të lehta dhe kalimtare priten vetëm në zonat verilindore rreth mesditës .
Era do të fryjë me intensitet mesatar, kryesisht nga perëndimi, pa sjellë ndryshime të ndjeshme në ndjesinë e të nxehtit.
Deri diten e premte priten temperatura ekstreme.
Te shtunen pritet freskimi i motit ndersa te dielen pritet renie drastike e temperaturave si dhe reshje shiu.