Categories
Uncategorized

Blerina Bombaj: Ky ushqim i freskët vere është një ndihmë e madhe kundër diabetit!

Ushqimi i verës që lufton diabetin!

BAMJET

Kontrollon sheqerin në gjak – ndihmon në stabilizimin e nivelit te glukozës, veçanërisht për diabetikët.

Si mund të ndihmojnë bamjet për diabetin?

1. Ulin përthithjen e sheqerit nga zorrët duke ndihmuar në kontrollimin e nivelit të glukozës në gjak pas vakteve.

2.Përmbajnë substanca me veprim anti-diabetik.

Disa studime laboratorike kanë treguar se farat dhe tuli i bamjes ka përbërës (si flavonoidet dhe polisakaridet) që mund te ndihmojnë pankreasin dhe të përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës.

3.Luftojnë stresin oksidativ.

Bamjet janë të pasura me antioksidantë (si vitamina C) të cilët mund të ndihmojnë në uljen e dëmtimeve qelizore që shoqërojnë diabetin.

4.Mund të ulin nivelet e lipideve (yndyrnave).

Në disa studime konsumi i rregullt i bamjeve ka treguar që mund të përmirësojë edhe nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve, të cilat shpesh janë të larta tek personat me diabet.