Categories
Uncategorized

Tanja Porja: Nga 43 gradë celsius në breshër dhe mot të freskët, ndryshim drastik

Meteorologia Tanja Porja ka paralajmëruar se ditët e premte dhe e shtunë do të shënojnë temperatura të larta, që mund të arrijnë deri në 43-44 gradë Celsius, duke qenë kështu ditët më të nxehta të verës 2025.

Sipas saj, edhe dita e enjte dhe dita e premte në Shqipëri do të regjistrojnë temperatura të larta.

Ndërsa vendet fqinje, si qendra e Italisë dhe zonat jugore, do të përjetojnë temperatura edhe më të larta.

Megjithatë, ndryshimi i madh i motit pritet të nisë që nga dita e diel, kur termometri do të zbresë me rreth 5 gradë Celsius.

Në veri dhe në zonat malore do të ketë rrebeshe afatshkurtra shiu, ndërsa të hënën temperaturat do të ulen edhe më tej, por nuk priten më reshje shiu.

Ky ndryshim i papritur i motit vjen si një kthesë e fortë pas ditëve të nxehta dhe paralajmëron për një fundjavë me kontraste të forta klimatike, nga vapë e madhe në mot më të freskët dhe me reshje. Tabela e detajuar: