Categories
Uncategorized

Temperaturat e larta shkaktojnë një sëmundje të rëndë : Ja këshillat e mjekes pediatre

Ne ditet ne vijim pritet nje rritje e temperaturave , duke lene pas ditet e fresketa.

Por mjeket bejne paralajmerimin qe duhet te keni kujdes.

Mjekja pediatre Sonila Brati ka thene se :

“Një nga problematikat më të mëdha që haset është goditja nga të nxehtit, është problematikë e rëndë që çon deri në humbje të koshiencës.

Nëse fëmija ekspozohet në orët e pikut, bën temperaturë të lartë”.

“Kondicioneri duhet te jetë 5 ose 6 gradë më ulët se temperatura e jashtme pasi problematika që shfaqet në shëndet është e lartë”, shprehet mjekja.

Mjekët këshillojnë që veçanërisht fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë të evitojnë daljet në orët e pikut, ndërsa të gjithë duhet të përdorim sa më shumë lëngje, veshje të lehta dhe ushqime të freskëta për të pasur një shëndet sa më të mirë në ditët e nxehta.