Categories
Uncategorized

Bujar Asqeriu festoi ditelindjen, ja sa vjec mbushi aktori i njohur

Bujar Asqeriu

Bujar Asqeriu, një nga figurat më të dashura të skenës dhe kinemasë shqiptare, festoi së fundmi ditëlindjen e tij.

Aktori i njohur mbushi 69 vjeç, duke e shënuar këtë moment me një mesazh të thjeshtë, por plot mirënjohje:

“Faleminderit o Zot…”

Lindur më 13 gusht 1956 në Vlorë, Asqeriu u diplomua si aktor në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe për shumë vite ishte pjesë e Teatrit “Petro Marko” në qytetin e lindjes.

Karriera e tij përfshin role të paharrueshme në kinematografi dhe teatër, si ai i Telos në filmin “Njeriu i mirë” apo Avni Rustemit në “Një emër midis njerëzve”.

Në ditën e tij të veçantë, ai u përgëzua nga familja, miqtë dhe një numër i madh admiruesish që e kanë ndjekur e vlerësuar ndër vite.

Me thjeshtësinë që e karakterizon, Asqeriu na rikujtoi se mirënjohja dhe modestia janë vlera që e bëjnë njeriun të madh edhe përtej skenës.