Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë së JOQ çmimin e çuditshëm të një pjate fasule në Sarandë.
Sipas tij, ai porositi një pjatë groshë por mbeti pa fjalë kur pa se u faturua 800 lekë të reja.
Qytetari tregon se nuk e kishte pritur ndonjëherë një tarifë të tillë, dhe situata ka ngjallur habi dhe humor.
Denoncimi vjen në një kohë kur vizitorët e Jugut po përballen me rritje çmimesh në restorante dhe kafene, duke e bërë një drekë të thjeshtë një eksperiencë jo pak të kushtueshme.
Mesazhi i qytetarit:
“Përshëndetje Joq, 1 pjatë fasule 800 lekë… Edhe këtë s’ma kishin parë sytë ndonjeherë në Sarandë.