Aktori Jul Deda ka reaguar në rrjetet sociale pas deklaratave emocionale të Bes Kallakut, duke i dalë publikisht në mbrojtje kolegut dhe mikut të tij.
Në një mesazh të ndarë në Instagram, Deda thekson se Besi është një njeri me zemër të madhe dhe vlera të forta njerëzore, të njohura mirë nga ata që e kanë pasur pranë.
“Përtej punës dhe publikut, Bes Kallaku është një nga djemtë me zemrën më të bardhë që kam njohur,” shkruan Deda, duke shtuar se ai gjithmonë bën maksimumin për njerëzit që ka përballë.
Reagimi mbyllet me fjalët e ngrohta: “Bes, përqafime loku.”