Aktori i mirënjohur i kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Ndriçim Xhepa, ka festuar ditëlindjen e tij, duke shënuar 69 vjeçe.
I lindur më 21 janar 1957, Ndriçim Xhepa është një nga figurat më të rëndësishme të artit skenik dhe filmik shqiptar.
Me një karrierë disa-dekadëshe, ai ka lënë gjurmë të thella në teatër dhe kinematografi, duke interpretuar role të shumta që janë vlerësuar si nga publiku, ashtu edhe nga kritika.
Xhepa është i njohur për interpretimin e roleve komplekse dhe karaktereve të forta, duke qenë pjesë e filmave dhe shfaqjeve që sot konsiderohen pasuri e artit shqiptar.
Përkushtimi, serioziteti dhe talenti i tij e kanë kthyer në një emër të respektuar dhe të dashur për breza të tërë.
Në këtë ditë të veçantë, Ndriçim Xhepës i urojmë jetë të gjatë, shëndet dhe suksese të mëtejshme artistike.