Categories
Uncategorized

BEFASON PRONARI SHQIPTAR, DHURON 1 MILION EURO SHPËRBLIM PËR PUNONJËSIT: KANË SAKRIFIKUAR GJITHÇKA PËR KOMPANINË

Një gjest i rrallë dhe frymëzues vjen nga Kosova. Qendrim Kryeziu, drejtori ekzekutiv dhe pronari i kompanisë ISP Broadcast, ka surprizuar punonjësit e tij duke u dhuruar 1 milion euro shpërblim për Vitin e Ri, si shenjë mirënjohjeje për përkushtimin e tyre ndër vite.

Në një lidhje për emisionin “ABC e Mëngjesit”, Kryeziu tregoi se vendimi erdhi jo vetëm si festë suksesi, por edhe si detyrim moral ndaj stafit që, sipas tij, ka sakrifikuar gjithçka për kompaninë.

Ai theksoi se 11 punonjës janë shpërblyer për besnikërinë dhe punën e palodhur gjatë 15 viteve, shpesh duke qenë në detyrë edhe gjatë festave më të rëndësishme si Krishtlindjet apo Bajrami.

“Ka qenë një fitore e jashtëzakonshme dhe duhej shpërblyer. Ata kanë qenë gjithmonë pranë kompanisë, kanë punuar pa orar, në çdo festë. Sakrifica e tyre meriton respekt,” – u shpreh Kryeziu.

Përveç shpërblimit financiar, ai zbuloi se punonjësve u janë dhënë edhe ngastra toke, për t’i ndihmuar të ndërtojnë shtëpitë e tyre – një kërkesë që ai e ka përmbushur nga toka e trashëguar familjare.

“70% e tyre donin vetëm një vend për të ndërtuar shtëpinë. Ne ua dhamë tokën. Nuk është hera e parë që ndodh, ka edhe të tjerë që bëjnë gjeste të tilla,” – shtoi ai.

Kryeziu njoftoi gjithashtu se punonjësit kanë një objektiv afatgjatë: nëse për 5 deri në 10 vite arrijnë një numër të caktuar klientësh dhe zgjerim të rrjetit kabllor, shpërblimi mund të shkojë deri në 10 milionë euro.

Ky veprim është pritur me reagime shumë pozitive në publik, duke u konsideruar si një shembull i rrallë i drejtësisë sociale dhe vlerësimit të punës në biznesin shqiptar.