Categories
Uncategorized

Nje jave me rreshje shiu dhe debore: Ja dita kur pritet nje nderprerje sipas meteorologes

Kjo javë do të jetë me mot të paqëndrueshëm, me reshje shiu dhe borë në zonat malore, sipas sinoptikanëve.

“Parashikohet që dita e martë të sjellë një ndërprerje krejt të përkohshme të reshjeve, duke i zhvendosur në zonat malore.

Dhe sërish, në pjesën e dytë të mërkurës, gjatë natës dhe mëngjesi i së enjtes do të fuqizojë vransirat, duke sjellë reshje. Reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe ulët”, tha sinoptikania Lajda Porja.

Temperaturat maksimale do të jenë në kufijtë e 15 gradëve në zonat e ulëta dhe bregdetare.

“Sa i përket vlerave termike gjatë kësaj jave, pritet që maksimumi të jetë rreth vlerës 14–15 gradë.

Mëngjeset do të ftohen gjatë ditës së martë, ndërsa mërkura dhe e enjta do të ketë temperatura 3–4 gradë duke izoluar dëborën vetëm në vende të thella”, shtoi Porja.

Problem gjatë ditëve në vijim, sipas meteorologëve, mbetet shpejtësia e erës në det të hapur.

Klan News

/tvklan.al