Përbërësit qe u nevojiten jane : – Rrush, – Ujë, – Sheqer
Përgatitja: Hiqni kokrrat nga kalaveshët dhe vendosni në një enë dhe lani mirë. Pastaj mbushni kavanozat e pastër me kokrra rrushi deri në grykë.
Më pas mbushni çdo kavanoz me ujë deri në grykë dhe shtoni një lugë të plotë sheqer në secilin kavanoz.
Mbyllni kavanozat fort me kapakët e përshtatshëm.
Mbushni një tenxhere të madhe me ujë dhe vendosni në të kavanoza me rrush të kthyer përmbys. Lëreni të vlojë, më pas ziejini për rreth 5 minuta. Më pas hiqeni tenxheren nga zja rri dhe lëreni të gjitha ftohen mirë.
Zhvendosni kavanozat e ftohur me rrush në qilar ose në një vend të freskët dhe të errët. Mos i vendosni në frigorifer.
Rrushi i përgatitur në këtë mënyrë mund të hahet pas disa ditësh, por ju rekomandojmë të prisni ditë më të ftohta, për t’u kënaqur sadopak me këtë shije të pazëvendësueshme verore.