Nuk ka krem në këtë supë me kërpudha. Pureja e patateve i jep kësaj supe vegane me kërpudha teksturën e saj kremoze. Për racion: -407 kalori, -23 gr yndyrë, -6 gr fibër, -41 gr karbohidrate, -8 gr proteina, -69 mcg folat, -0 mg kolesterol.
-6 gr sheqerna, -0 gr sheqerna të shtuara, -609 IU vitamina A, -13 mg vitaminë C, -68 mg kalcium, -2 mg hekur, -462 mg kripë, -1149 mg kalium. Bonus: Vitaminë C 22%
Përbërësit: -4 lugë gjelle vaj ulliri, -1/2 e kupës selino, -5 kupa kërpudha shiitake, -5 kupa kërpudha të vogla ( 300 gr), -3 thelpinj hudhër të copëtuar, -4 kupa me patate të qëruara, -1/2 e lugës së cajit trumzë të tharë, -3 kupa lëng pule ose lëng kërpudhash
-1 kupë ujë, -1/2 e kupës me arra të copëtuara, -Pak kripë, -2 lugë gjelle uthull sherry, -1/2 e lugës së cajit piper, -2 lugë gjelle qepë të njoma të co pë tuara
Përgatitja: -Ngrohni 3 lugë gjelle vaj në një tigan në nxehtësi mesatare. Shtoni selinonë, përziejeni derisa të zbutet për rreth 3 minuta. Shtoni 4 kupa, secila kërpudha shiitake dhe kërpudha të vogla, sheri dhe hudhër, gatuajini derisa kërpudhat të zbuten, për rreth 5 minuta.
Përzieni patatet dhe trumzën, gatuajini për 1 minutë. Shtoni lëng dhe ujë. Ziejeni. Reduktoni nxehtësinë, derisa perimet të zbuten për rreth 20 minuta. Krahas saj, copëtoni 2 kupat e mbetura me kërpudha. Ngrohni 1 lugë gjelle vaj në nxehtësi mesatare.
Shtoni kërpudhat, dhe gatuajini për rreth 2 minuta. Shtoni arrat dhe kripën. Hidheni supën në blender derisa të marrë një trajtë të butë. Hidhini pak uthull dhe piper. Shërbejeni supë me një përzierje arrash-kërpudhash dhe pak qepë të njoma.