Patëllxhani është një nga perimet më të dashura për shqiptarët. E bëjmë turshi, e gatuajmë në tavë apo e bëjmë turli. Ai është i pasur me element që përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm nervor.
Madje sipas studimeve patëllxhani nuk është një perime. Patëllxhani është një frut botanik që gatuhet si një perime. Ai i përket familjes Solanacaea që ka lidhje me domatet, specat dhe patatet.
Patëllxhanët rriten njësoj si domatet. Ekzistojnë plot 300 varietete të patëllxhanit që ndryshojnë nga forma, përmasa dhe ngjyra si jeshile, të bardha, vjollcë dhe portokalli.
Patëllxhanet në përmasa të vogla kanë një lëkurë mjaft të hollë dhe shije më të ëmbël se patëllxhanët e mëdhenj.
Në Shqipëri, patëllxhani kultivohet prej shekujsh dhe është pjesë e pandarë e gatimeve vendase.
Përdorimi i tij mbetet pjesë e traditës orientale të gatimit me shembullin më të mirë atë të tavës ‘imam bajalldi’, por edhe format e reja të gatimit si pjesë e turlive me zarzavate të ziera janë tradicionale për shqiptarët.
Pa harruar që glikoja me patëllxhanë të vegjël mbushur me bajame është një specialitetet më vete.
Patëllxhanët kanë nivele të ulëta të yndyrës, kolesterolit dhe kripës. Patëllxhanët janë një zëvëndësues ideal i mishit në dietat vegjetariane.
Ato kanë aftësinë të forcojnë kockat, parandalojnë osteoporozën, reduktojnë shenjat e anemisë, fuqizojnë funksionet e trurit, përmirësojnë shëndetin kardiovaskular, sistemin tretës, ndihmojnë me rënien në peshë, mbajnë diabetin nën kontroll, ulin stresin.
Vlerat fantastike të patëllxhanit vijnë kryesisht nga vitaminat dhe mineralet. Patëllxhani është i mbushur me vitamina C, K, B6, magnez, fosfor, bakër, fibër, acid folik, potas dhe mangan. AgroËeb në vijim ju sjell vlerat më të mira të këtij produkti.
Vlerat shëndetësore të patëllxhanit
Tretja. Patëllxhani është një burim i jashtëzakonshëm i fibrës, një element i nevojshëm për mbajtjen e një diete të balancuar.
Fibra është thelbësore për shëndetin gastrointestinal, për lëvizjen e rregullt të zorrëve dhe të muskujve përgjegjës për përcjelljen e ushqimit në trup. Nxit Rënien në peshë.
Duke qenë se patëllxhani nuk ka as yndyrë as kolesterol, është një ushqim shumë i shëndetshëm për njerëz që përpiqen të bien në peshë ose të lu ftojnë obe zitetin. Fibra parandalon çlirimin e ghrelinës, një hor mon që i jep sinjal trurit kur na ka marrë sërish uria.
Kur ndihemi të ngopur, nuk kemi dëshirë për të ngrënë sërish, ndaj përpjekjet për të rënë në peshë janë të suksesshme. Rrit imunitetin.
Patëllxhani është një burim i pasur antioksidantësh të cilët shërbejnë si mburojë ndaj një sërë sëmundjesh. Patëllxhani ka vitaminë C, një element thelbësor në sistemin imunitar sepse stimulon prodhimin dhe aktivitein e qelizave të bardha.
Përmirëson shëndetin e kockave. Patëllxhani është shumë i mirë për ata që janë të rrez ikuar nga degradimi i kockave dhe osteoporoza.
Patëllxhani ka hekur dhe kalcium që janë të rëndësishme për kockat. Ndihmon kundër Anemisë.
Patëllxhanët janë të pasur me hekur, por edhe me bakër, që si hekuri është thelbësor për qelizat e kuqe.
Rregullon funksionet e trurit. Patëllxhani është i pasur me element që përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm nervor.
Ato mbrojnë trurin nga radikalet e lira dhe mbrojnë organizmin nga toksinat dhe sëmundjet duke rritur qarkullimin e gja. kut dhe oksigjenit në tru. Rrit shëndetin kardiovaskular.
Zemra është një tjetër përfituese e vlerave të patëllxhanit që siç e thamë më lart është i pasur me fibër.
Patëllxhani ul nivelet e kolesterolit të keq në trup dhe stimulon nivelet e kolesterolit të mirë. Menaxhon diabetin. Patëllxhani është i dobishëm si rregullator i aktivitetit të glukozës dhe insulinës në trup.