Nga Pandeli Bardhi- Urime ikonёs sё kinematografisё.
Ndricim Xhepa, ishte dita e shenuar e ditëlindjes se ikones se kinematografisё shqiptare, duke ju uruar jetё tё gjatё e shёndet pёr tё mirёn e gjithё shoqёrisё.
Mё kёtё rast, ёshtё vendi qё nёpёrmjet juve, ju drejtohem me shumё respekt e mirёnjohje, edhe aktorёve shqiptarё.
Sё pari, juve Ndricim, duke mos ju ndarё nga nёna juaj Margarita e Madhe, sepse juve jeni njё i vetёm, jo vetёm si nёnё e bir, por edhe njё madhёshti, njё talent, njё mrekulli, njё zёmёr e njё shpirt i madh, njё simbol i dashurisё pёr familjen e Shqipёrinё, qё aq shumё i keni dhёnё Shqipёrisё, si artistё tё vёrtetё tё kёtij populli.
Si tё tillё, juve as shekujt, nuk do tё mundin t’ju fshijnё as do tё mund t’ju harrojnё.
Unё ju jam mirёnjohёs pёrjetё si shumё e shumё artistё, aktorё e regjisorёe, dra ma turgё tё tjerё, qё nuk ёshtё nevoja t’i t’i pёrmend me emra, qё nga i madhi Kadri Roshi, Lazёr Filipi, Sulejman Pitarka, Robert Ndrenika, Ndrekё Luca, Ruzhdi Pulaha, Tinka Kurti, Luftar Pajo, Bashkim Kozeli etj etj, e deri tek juve qё shkruaj sot, i dashur Ndricim.
Arsyeja e dytё ёshtё mirёnjohja qё i drejtoj Aktorёve shqiptarё, pёr shpёrnd arjen e postimit qё i kushtovё folёses me famё, Tefta Radi, ikonёs sё ekranit tё televizionit, tek e cila shoh tё njёjtat veti e virtute si e artistёve dhe e aktorёve qё kohёs i kanё dhёnё emrin e tyre tё famshёm.
Tё gjithё aktorёt e mёdhenj si juve Ndricim e Margatita, pёr mua e pёr gjithё shoqёrinё, jeni artistё me kёmbё nё tokё qё i keni rezistuar “furtunave” partiake qё po ndajnё e po pёrçajnё artistёt e aktorёt, siç po pёrcajnё qytetarёt, intelektualёt, njerёzit e artit e tё kulturёs qё i pёrkasin tёrё shoqёrisё..
Ndoshta nё njё tё ardhme Ndricim i dashur, do t’i kushtoj mё shumё vёmёndje aktorёve si juve e Margarita, ku unё e tёrё shoqёria, sheh tё kompletuara edhe profesionalizmin, edhe vizionarin, edhe atdhetarin, edhe madhёshtinё, edhe thjeshtёsinё, edhe humorin, edhe ёmbёlsinё, edhe shpirtin krijues tё artistit tё vёrtetё qё e kanё bёrё aq tё njohur Shqipёrinё qё sot pёrpiqen ta njollosin ata qё nuk kanё asnjё lidhje me virtutet dhe idealet e mёdha tё ngulura thellё nё shpirtin e zёmrёn e popullit.
Urime i dashur, Ndricim, jetё tё gjatё bashkё me Margaritёn e tё gjithё tё dashurit tuaj…