Ismaìl Kadare feston sot dìten e tìj te lìndjes, ja sa vjec mbush shkrìmtarì ì njohur

Ismail Kadare një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të kohës, mbush sot 87 vjeç. Ditëlindja e Kadares është nuk është një datë e shënuar vetëm për lexuesit shqiptarë që krenohen me të, por edhe për lexuesit e gjuhëve të tjera në botë, pasi letërsia e tij është përkthyer në më shumë se 45-së gjuhë.

Kadare ka qenë disa herë kandidat për çmimin “Nobel” në letërsi dhe së fundmi ka marrë dekoratën më të lartë franceze, si ‘Komandant i Legjionit të Nderit’.

Botuesi i tij Bujar Hudhri, ka publikuar një fotografi të shkrimtarit që viziton ish-banesën e tij shtëpinë studio “Kadare” në orët e para të këtij mëngjesi, shoqëruar me një urim për 87-vjetorin e lindjes.

“Sot ditëlindja e shkrimtarit tonë të dashur.

Kadare, duke parë fotot e fëmijërisë, në shtëpinë ku ka lindur 87 vjet më parë”, shkruan Hudhri.

Edhe ministrja e Kulturës Elva Margariti ka uruar njeriun e letrave, në rrjetet sociale.

“Edhe 100 vite mjeshtri i letrave shqipe! Për kënaqësinë e leximit; për emocionin e provuar në çdo faqe; për urtësinë e ndarë; për krenarinë në çdo çmim, përkthim e vlerësim kudo në botë, faleminderit dhe gëzuar!”, shkruan Margariti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *