“Puthje bore” janë biskota me gjalpë e arra që shkrihen në gojën tuaj. Janë të mbuluara me sheqer pluhur prandaj edhe duken sikur të kenë zbritur nga qielli.
Këta janë përbërësit që ju duhen: ¼ e gotës arra; 2 shkopinj gjalpe; ½ e gotës sheqer; ½ e lugës së kafesë kripë; 1 lugë kafeje vanilla; 1 ¾ e gotës miell; Sheqer pluhur;
Mënyra e përgatitjes: Shkrini gjalpën dhe përzini me sheqerin, vanillën dhe kripën. Vendosni arrat në blender për ti bluar. Shtoni ato tek përzierja me gjalpë. Më pas shtoni miellin ngadalë duke e përzier vazhdimisht.
Mbulojeni brumin mirë me qese dhe lëreni në frigorifer për 1-2 orë. Pasi të ketë pushuar, nxeni furrën në 325 shkallë.
Formoni brumin në topa të crregullt dhe vendosni ato në letrën për pjekje. Pjekni për 10 minuta. Largoni nga furra dhe lërini të ftohen. Pasi të jen ftohur, mbuloni me sheqer pluhur. Ju bëfshin mirë!