Gatuhen në çast dhe janë të shkëlqyeshme për kafjall, darkë apo zëmër
Përbërësit: – 750 g miell, – 4 vezë, – 400 g kaçkavall, – 100 g kajmak, – 1 kube tharmë, – 1 dl qumësht, – 2 lugë vaj, – 1 lugë e vogël kripë.
Përgatitja: Tharmin e thërrmojmë me dorë dhe e qesim në enë bashkë me miellin.
I shtojmë 3 kokrra vezë dhe një të bardhë të vezës, kajmak dhe qumësht.
E grijmë trashë në rende gjysmën e kaçkavallit dhe e përziejmë me lugë derisa të gjithë përbërësit të bashkohen.
Me duar në tavolinën e punës në të cilën e kemi bërë me miell e bëjmë brumin, përkatësisht e “ngjeshim” derisa të bëhet i lëmuar.
Për t’u shtrirë më lehtë korja, brumin ndajeni në dy pjesë (nuk është e domosdoshme).
Me okllai e hollojmë koren në trashësi prej 1 cm dhe pastaj i bëjmë rrathët.I radhisim në tepsi në të cilën kemi vënë letër për pjekje.
Vezët e mbetura i thy ejmë dhe i ndajmë të bardhët dhe të verdhët. Të verdhët i tundim me pirun dhe i lyejmë kolendrat.
Kaçkavallin e mbetur e grijmë në pjesë të imëta në rende dhe i qesim sipër kolendrave. I pjekim 20 minuta në 200 gradë celsius.