Sìpas mjekes se njohur Lìra Gjìka kjo eshte menyra se sì te benì femìjet tu tregojne gjìthcka

Për prindërit ështe rëndësishme që fëmijët t’i trajtojnë si shokë në mënyrë të tillë që të mos kenë fr ikë t’i tregojnë problemet e tyre dhe të kenë besim tek ata.

Pediatria Lira Gjika ka një këshillë që kjo gjë të funksionojë:

“Flisni me fëmijën tuaj, duke i treguar dhe jo duke e pyetur. Nëse vërtet doni, që fëmija t’ju tregojë, tregojini ju të parët. Fëmija nuk e ka të lehtë të flasë, apo të tregojë.

Fëmija është pikërisht, duke zhvilluar të folurën, të mësuarit e kuptimit të çdo fjale dhe njëkohësisht edhe të menduarit kur, ku dhe si ta përdorë fjalën.

I gjithë ky proces kërkon shumë energji, kurajo dhe vullnet. Ndërveprimi me të rriturin është domosdoshmëri.

Duke filluar i rrituri ti tregojë i lehtëson fëmijës ank thin që sëbashku me harresën ja vështirësojnë këtë proces kaq të ndërlikuar të të folurit dhe të menduarit.

E folura dhe mendimi, nxitin, zhvillojnë dhe plotësojnë njëratjetrën, por pa dialogun i rritur i parritur, nuk zhvillohet në më të mirën e mundëshme.

Kjo marëdhënie ose e siguron dhe e nxit të “ecë” përpara fëmijën, ose e pen gon dhe e ngatërron nëpërmjet mekanizmave të harresës pasigurisë, dyshimit dhe fr ikës.

Të rritur, kujtoni veten kur duhet të shpjegoni një situatë të vështirë, kështu është fëmija në çdo çast që ju e pyesni”, shkruan Lira Gjika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *