Pasì te mesonì keto 9 perfìtìme duke fìlluar nga permìrsìmì ì kujteses e derì tek kolesterolì

Edhe pse më shumë vëmendje i është dhënë vajit të ullirit sesa vetë ullirit, ullinjtë mbeten një nga ushqimet më të shijuara në guzhinë.

Ullinjtë klasifikohen si fruta me bërthamë të së njëjtës familje botanike me qershitë dhe pjeshkët. Ullinjtë jeshilë mblidhen në fillim të sezonit të vjeshtës ndërsa të zinjtë kur janë pjekur plotësisht. Të dy llojet konsiderohen të pasur me yndyrna të shëndetshme për organizmin.

Disa përfitime pozitive të ullinjve në shëndet janë:

Kujtesë më të mirë

Ullinjtë përmbajnë polifenole, një kimikat natyral që redukton stresin oksidativ në tru. Ngrënia e një sasie të vogël ullinjsh të shëndetshëm në ditë mund të përmirësojë kujtesën.

Të mirë për lëkurën

Ullinjtë përmbajnë acid oleik që e mban lëkurën të butë dhe të shëndetshme. Në fakt, ngrënia e ullinjve përmirëson paraqitjen e lëkurës dhe largon rrudhat me të paktën 20%.

Përmirësojnë shëndetin e k ockave

Një studim i fundit zbuloi se vaji i ullirit parandalon humbjen e masës ko ckore.Ndaj konsumi i ullinjve është shumë i rekomanduar për ko cka të forta.

Ulin kolesterolin

Acidet yndyrore te ullinjtë ulin kolesterolin e “keq”,LDL dhe rrisin kolesterolin e “mirë”,HDL.

Zvogëlojnë oreksin e tepërt

Ullinjtë përmbajnë acide yndyrore të pangopura që ngadalësojnë tretjen dhe stimulojnë hormonet që janë përgjegjëse për të informuar trurin që jeni të ngopur.

Reduktojnë dhimbjen

Studimet kanë treguar se ullinjtë ndalojnë zhvillimin e enzimave përgjegjëse për shfaqjen e infla ma cionit dhe dhimbjes.

Janë burim i mirë antioksidantësh

Ullinjtë janë një burim i shkëlqyer i biofenolëve. Këto antioksidantë, arrijnë të parandalojnë akumulimin e kolesterolit në enët e gja kut.

Ulin rrez ikun e mbipeshës dhe diabetit

Një ulli ka vetëm rreth 7 kalori.Më shumë kalori di gjen gjatë tretjes së një ulliri se sa gjatë ngrënies së tij.Për më tepër ullinjtë përmbajnë fibër që ndihmon në tretje.Ullinjtë janë gjithashtu të pasur me yndyrna të pangopura dhe ulin rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2 dhe mbipeshës.

Burim i mirë i vitaminës E

Ullinjtë janë një burim i mirë i vitaminës E, që ka aftësinë të neutralizojë radikalet e lira në yndyrën e trupit.Vitamina E i bën proceset qelizore më të sigurta./mekulipress.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *