Përbërësit:
1 pako makarona,
1 kg mish i grirë,
2 thelpinj hudhër,
1 qepë,
2 lugë gjelle salcë domatesh, 300 g domate të gr ira, 1 lugë çaji sheqer, 1 shkop kanelle, 1 lugë gjelle galetë, 100 ml panna, 200 g djathë kaçkavall, 1 tufë majdanoz, arrë moskat, kripë dhe piper i zi.
Përbërësit për beshamelin: 100 g gjalpë, 2 lugë gjelle miell, 5 filxhanë çaji me qumësht dhe 2 të verdha veze.
Përgatitja: Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë. Ndërkohë kaurdisim fillimisht mishin e grirë derisa të përthithë lëngjet. Më pas shtojmë qepën e grirë imët dhe hudhrat.
Vazhdojmë kaurdisjen duke e shuar me pak verë të kuqe. Shtojmë domatet e grira dhe salcën e domates. Rregullojmë shijen me pak sheqer, kripë, piper dhe 1 shkop kanelle.
Ndërsa salca me mish të grirë gatuhet përgatisim beshamelin. Kaurdisim në gjalpë miellin derisa të ndryshojë ngjyrë dhe më pas shtojmë qumështin e vakur.
E trazojmë derisa beshameli të lidhet dhe në fund shtojmë 2 të verdha veze, pak kripë dhe arrë moskat. Spërkasim tavën me galetë, vendosim makaronat te të cilat kemi hedhur djathë të grirë kaçkavall.
I nivelojmë mirë, vendosim shtresën me kimë dhe më pas beshamelin. E spërkasim sipërfaqen me djathë të grirë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius. Ju bëftë mirë!