Erëzat dhe bimët mjekësore janë ndër aleatët më të mirë të organizmit në stinën e gripit. Ato forcojnë sistemin imunitar dhe e ndihmojnë atë të mbrojë organizmin në mënyrë më efikase ndaj vi ru seve. Për më tepër, ato ndihmojnë në shërimin e trupit nga inf eksionet shumë herë më shpejt.
Shtogu
Përdorimi i shtogut që në shenjat e para të gripit shkurton kohëzgjatjen dhe zbut ashpërsinë e gripit.
Shtogu mund të merret në formë çaji apo shurupi. Studime të ndryshme kanë konfirmuar se marrja e 15 ml shurup shtogu katër herë në ditë zvogëlon kohëzgjatjen e shenjave të gripit me të paktën 4 ditë.
Hudhra
Hudhra është shumë efikase në eli mi nimin e mikr obeve.
Atë mund ta gatuani ose ta hani të freskët.
Nëse e tresni hudhrën në mjaltë apo uthull molle, do të merrni vlera të dyfishta. Rekomandohet prerja ose shty pja e hudhrës të paktën 10 minuta përpara gatimit. Në këtë mënyrë, hudhra do të ketë kohën e duhur për të çliruar subst ancën më mirëbërëse të saj, alicinën.
Përbërësit: 1 filxhan çaji me mjaltë
10 thelpinj hudhër të plotë ose të shty pur sipas preferencës
1 filxhan çaji me uthull molle
Udhëzimet: Përziejini të gjithë përbërësit deri sa të përfitoni një masë homogjene. Më pas, masën hidheni në një kavanoz qelqi dhe ruajeni në frigorifer. Përpiquni të konsumoni dy lugë gjelle nga kjo kurë shëndetësorë çdo mëngjes kur jeni me grip.
Efektet janë më të forta gjatë pesë ditëve të para të konsumit të kurës me uthull, mjaltë dhe hudhra.
Çfarë duhet të bëni patjetër kur jeni sëm urë.
Rregulli i përgjithshëm kur jeni sëmurë është që për çdo ditë që keni temperaturë të merrni një ditë pushim.
Trupi ka nevojë për pushim që të rimëkëmbet dhe ta lu ftojë gripin. Nëse nuk i jepni kohën që i nevojitet, do të jeni më të brishtë dhe një shënjestër më e lehtë për infe ksionin e radhës.
Pasi të jeni bërë më mirë, ndërroni çarçafët e këllëfët e jastekëve, pizhamat e çdo gjë tjetër ku jeni shtrirë.
Ndërroni edhe furçën e dhëmbëve dhe vazhdoni të hani supa. Shmangni sheqerin dhe produktet e bulmetit deri sa të jeni shëruar plotësisht./LIVING