Plot 6 ushqìmet te cìlat eshte ne te mìren tuaj tì reduktonì se konsumuarì tanì ne stìnen e dìmrìt

Produktet e freskëta dhe me lëng mund të duken të duhura përgjatë dimrit, por duhet të keni parasysh që në këto muaj të ftohtë, shumica e tyre vijnë nga rajonet e ngrohta. Gjatë këtij procesi transportimi, veçoritë e tyre të dobishme mund të zbehen, duke u lënë atyre pak ose aspak me vlera ushqyese.

Më poshtë Living.al do ju tregojë se cilat janë disa nga ushqmet që eshte mire ti reduktoni se konsumuari tani në dimër.

1. Shpargujt

Koha më e mirë e shpargujve është në pranverë, stina e tyre natyrale. Në dimër ato vijnë nga Peruja ose Kina dhe gjatë kësaj periudhe jo vetëm kanë shije më të zbehtë, por edhe vitaminat largohen gjithashtu.

2. Zarzavate të paketuara

Zarzavatet e paketuara janë larë dhe prerë paraprakisht për t’i bërë më të lehta për t’u gatuar dhe konsumuar. Një larje e tillë paraprake mund të dëmtojë fibrat e zarzavateve dhe të çojë në humbjen e vitaminave. Është më mirë të presësh stinën e verës për t’i konsumuar.

3. Luleshtrydhet dhe boronicat

Luleshtrydhet janë të pasura me vitaminë C e cila forcon kolagjenin, ndërsa boronicat ndihmojnë në parandalimin e ka nce rit të lëkurës dhe rrisin aktivitetin e trurit. Në dimër ato vijnë nga vende të largëta dhe nuk kanë të njëjtën shije dhe aromë siç i kanë në stinën e tyre.

4. Produktet e qumështit

Disa produkte si gjiza apo qumështi duhet të konsumohen me kujdes në dimër. Gjiza mund të rrisë sekretimin e mukusit dhe mund të ndikojë në gjendjen e përgjithshme të trupit.

Njerëzit të cilët tashmë kanë kollë ose ftohje ose që vuajnë nga astma mund ta përkeqësojnë problemin e tyre duke e konsumuar atë. Kjo sepse qumështi mund të shkaktojë gëlbazë.

5. Sheqeri

Rezulton, se sheqeri mund të nxisë depr esionin në dimër. Marrja e sheqerit shkakton proceset e infla ma cionit në trupin tuaj dhe zvogëlon lirimin e do pa mi nës, një element që luan një rol në mënyrën sesi ndjejmë kënaqësi. Dimri është një sezon mjaft i zymtë për shumë njerëz dhe konsumi shtesë i sheqernave mund ta bëjë atë edhe më keq.

6. Mishi i kuq

Mishi i kuq është një burim i shkëlqyeshëm i proteinave që është i nevojshëm për forcimin e muskujve dhe metabolizmit. Sidoqoftë, konsumimi i shpeshtë i tij mund të shkaktojë një përqendrim të mukusit në fytin tuaj. Është më mirë të zgjidhni të hani pulë ose peshk gjatë këtij sezoni./living.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *