Përbërësit: pak kripë, vaj, ujë.
Gjella: 250g mish, 1 filxhan çaji gjalpë, 300 gr qepë, kripë, piper i zi
Hapat : Në fillim përgatisni gjellën, që do të shërbejë si mbushje për lakrorin.
Në një tigan hidhni mishin dhe gjalpin që të skuqet. Shtoni qepët e grira hollë dhe lërini të skuqen për pak minuta.
Më pas shtoni kripën dhe piperin e zi. Ndërkohë përgatisni brumin, hidhni miellin, shtoni kripën, vajin dhe ujin.
Përzieni me dorë derisa të jetë krijuar një brumë homogjen. Mbulojeni me një mbulesë dhe lëreni të vijë për 1 orë.
Pasi brumi ka ardhur nisni të hapni petët. Petën e parë hapeni dhe shtrojeni në tavë.
Sipër shtoni gjellën e përgatitur me mish, dhe e vendosim të piqet në furrë derisa të përthithë mbushjen.
Më pas shtoni petën e dytë të trashë. Dhe spërkateni me vaj nga lart. Vendoseni të piqet në furrë për 50 minuta në 200 gradë C.
Burimi/ KuzhinaShqiptare.