Nëse jeni një nga ato që adhurojnë flokët e trashë dhe me shkëlqim, ne kemi recetën e duhur për ju! A e dini se lëngu i qepës së kuqe mund të ndihmojë për të parandaluar rënien e flokëve dhe thinjen e tyre?
Në të njëjtën kohë mund të përshpejtojë rritjen dhe cilësinë e flokut. Thuhet se, receta e qepës së kuqe i ka kaluar kufijtë e famës duke u përdorur edhe nga artistë të Hollivudit.
Shumë studime individuale kanë treguar se qepët e kuqe parandalojnë humbjen e flokëve në 87% të rasteve.
Pas trajtimit me lëng qepe të kuqe për një muaj rresht. Përveç kësaj, dermatologët pretendojnë se lëngu i qepës nuk shkakton pasoja të dëmshme apo efekte anësore në lëkurën e kokës.
Pra, cili është sekreti i qepës të kuqe?
Ajo përmban burime të pasura squfuri që nxisin prodhimin e kolagjenit, i cili nga ana e tij është me rëndësi jetike për rritjen e flokëve. Përveç kësaj, lëng i saj shërben për qarkullimin e gja kut dhe mbron lëkurën nga infla ma cionet. Qepa ka veti antibak teriale.
Lëngu do ju forcojë flokët dhe do parandalojë infe ksionet. Ata që e kanë provuar tashmë këtë metodë thonë se rezultatet pas një muaji janë të mahnitshme!
Receta me qepë të kuqe për rritjen e flokëve
Nevojiten 2 deri në 4 kokrra qepë. Pastrojini ato tërësisht nga lëkura. Pritini qepët në copa të vogël dhe kalojini në mikser ose grijini qepët në grirëse, vendoseni mbi një sitë të vogël dhe shty peni me një lugë sipër.
Lëngut që sapo nxorët, shtojini një lugë gjelle mjaltë dhe përziejini mirë.Masazhoni kokën me lëngun e qepës për rreth 15-30 minuta.Era e fortë do ju bezdisë pak, por ja vlen sforcimi.
Nëse doni rezultat më të mirë dhe nëse keni kohë të mjaftueshme, mbajeni maskën për plot një orë. Pas trajtimit, lajini flokët si zakonisht. Për rezultate më të mira ky trajtim duhet të praktikohet 2-3 herë në muaj.