Fundjava do te jete sì pranvere, por sì prìtet te jete java tjeter sìpas meteorologes Lajda Porja

Kjo fundjavë shkurti sjell pranverën e parakohshme me diell dhe temperatura në rritje.

Në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve, metrologia Lajda Porja nga MeteoAlb tha se acari nga vendi ynë është larguar dhe na presin temperature që kapin vlera deri në 19 gradë celsius.

Sipas Porjas, kjo fundjavë do të jetë tipike si në pranverë dhe javës tjetër pritjen reshje të pakta shiu.

“Acari është larguar, na pret një fundjavë me diell. Vranësirat do të jenë të lehta dhe kalimtare. Pritet të dnryshojnë vlerat termike. Temperaturat pritet të ngjiten deri ne 19 gradë.

Një fundjavë tipike si pranverë. Edhe fundjava tjetër do jetë në këto kushte, por do ketë prezencë të reshjeve”– tha Lajda Porja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *