Më posht gjeni recetën e çomlekut të shijshëm i cili të bën të dorëzohesh para shijes. Zonja Vjollca e përgatiti kështu:
Çomlek me mish dhe qepë:
Përbërësit: 500 gr mish viçi, 2 qepë mesatare, 1 kg qepë të vogla, 1-2 kokë hudhra, 2 gjethe dafinë, 1 filxhan çaji pure domate, piper kokërr, kripë dhe piper të zi, pak vaj ulliri, 2 lugë gjelle uthull.
Përgatitja: Pastrojmë qepët dhe i shpëlajmë ato. Vendosim vajin në tenxhere të ngrohtë dhe skuqim mishin deri sa të marrë pak ngjyrë.
Shtojmë 2 qepë mesatare të grira në kubikë të vegjël, i kaurdisim së bashku me mishin deri sa qepa të fillojë të tretet pak.
Paralel në një tigan tjetër kemi vendosur pak vaj dhe kaurdisim qepët e vogla deri sa ato të zverdhen pak.
Më pas i shtojmë në tenxhere ku kemi mishin me qepën. Shtojmë disa thelpinj hudhër të qëruara dhe i hudhër e pastrojmë nga cipa, e presim nga maja dhe e vendosim në tenxhere të plotë. E lëmë zbuluar të ziejë për 2-3 minuta dhe shtojmë gjethe dafine.
Hollojmë salcën me pak ujë dhe e shtojmë në tenxhere. Shtojmë kripë, piper të zi, disa kokrra piper të zi, 1 gotë ujë dhe mbulojmë tenxheren me kapak.
Ulim temperaturën në temperaturë mesatare dhe e lëmë të ziejë deri sa qepa të ziejë plotësisht. Sapo të bashkojen të gjithë përbërësit, gjella mund të vendoset dhe në një tavë dhe e mbulojmë me letër alumini dhe e vendosim në furrë në temperaturë 190º për 2 orë./albeu.com