Embelsìre ekonomìke dhe pa shume kosto: Hashure sì nga dora e gjyshes

Hashuret përgatiten nga gruri dhe sheqeri, ëmbëlsirë kjo e cila është mjaft e preferuar në kuzhinën shqiptare.

Përbërësit: 500 gr grurë, 4 L ujë, 300gr sheqer, arra ose fruta tjera te thata.

Përgatitja:

Gruri ulet në ujë të vakët dhe lihet për 2 – 3 orë. Pastaj ai shpërlahet dhe zihet në temperaturë të ulët për 5 deri në 6 orë. Pasi që të zihet, grurit i shtohet sheqeri dhe ashtu me sheqer zihet edhe për 15 min.

Grurit mund ti shtohen edhe copëza të pemëve të ndryshme sipas dëshirës. Hashuret mund të servohen të ftohura si tombëloriz ose të nxehta me qumësht.

Ju befte mire dhe shpresojme qe t’ju dale e mire dhe plot shije, ne menyre qe te kenaq te gjithe familjaret tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *