Dìsa nga ushqìmet qe ndoshta ì konsumonì cdo dìte por pa e dìtur se u rrìsìn nìvelìn e sheqerìt

Sheqeri i lartë në gjak mund të shkaktojë një mori efektesh anësore dhe me kalimin e kohës, mund të çojë edhe në diabet.

Por ka disa mënyra për të menaxhuar nivelet e sheqerit në gj ak, dhe shmangia e disa ushqimeve është një pikënisje e shëndetshme.

Sipas ekspertëve një regjim ushqimor që përbëhet nga ushqime të pasura me fibra, karbohidrate të shëndetshme të pa përpunuara, peshk dhe yndyrna të shëndetshme, këshillohet për ata me sheqer të lartë gja ku.

Për sa i përket ushqimeve që duhen shmangur, këtu përfshihen ushqimet e pasura me sheqer të shtuar dhe karbohidrate të rafinuara.

Fatkeqësisht, edhe pse këto burime të sheqerit janë më të natyrshme se sheqeri i bardhë i rafinuar, ato mund të shkaktojnë rritje të sheqerit në gj ak.

Pra, në vend që të kërkoni mjaltë ose alternativa të tjera, provoni një ëmbëlsues me zero kalori.

Ushqimet e skuqura

Ngrënia e ushqimeve të skuqura mund të shkaktojë rritje në nivelet e glukozës në gj ak.

Këto lloj ushqimesh shpesh të mbushura me yndyrna jo të mira, për shkak të vajit që përdoret, mund të çojë në një tepricë të sheqerit në gj ak.

Ushqimi i skuqur mund të rrisë gjithashtu rrez ikun e kolesterolit të lartë, shtimit në peshë dhe zhvillimit të diabetit të tipit 2.

Patatet

Patatet mund të mos jenë ushqimi më i mirë për sheqerin në gj ak. Megjithatë ju nuk duhet ta shmangni plotësisht këtë ushqimi, por preferohet kombinimi me disa ushqime të pasura me fibra ose proteina, të cilat mund të ndihmojë në balancimin e sheqerit.

Ushqimet e larta në yndyrna të pashëndetshme

Ato mund të ndikojnë drejtpërdrejt në nivelet e sheqerit sepse insulina është një nga hormonet më të rëndësishme në rregullimin e niveleve të glukozës në gj ak.

Kosi i frutave

Këto produkte që mund t’i gjeni në raftet e marketeve, edhe pse në dukje të shëndetshme, në të vërtetë përmbajnë sheqer dhe nuk kanë të njëjta vlera sa një kos shtëpie, të cilit mund t’i shtoni frutat tuaja të preferuara të stinës.

Lëngjet e frutave

Fibrat dietike ashtu edhe proteinat, që ndihmojnë në balancimin e sheqerit në gj ak, nuk mund të gjenden me shumicë në lëgjet e frutave.

Për më tepër, shumë nga këto lëgje të shiten në ushqimore janë të pasura me karbohidrate, të cilat do të rrisin edhe më shumë sheqerin tuaj të lartë në gj ak.

Në vend të kësaj, përdorni qumësht, kos apo edhe kefir, dhe shtoni një burim fibrash si fruta të freskëta ose të ngrira. Plus, disa arrorë dhe farat si ato chia ose të lirit.

Ju mund të shtoni edhe një lugë gjalpë kikiriku, ose pluhur proteinash për ta mbajtur sheqerin në gj ak më të qëndrueshëm.

Karbohidratet e përpunuara

Këtu përfshihen buka e bardhë, orizi i bardhë, patatet dhe ushqime të lehta si patatina etj.

Sidoqoftë, nuk keni nevojë t’i përjashtoni plotësisht ato. Për të ulur ndikimin e tyre, kombinojini me ushqime të pasura me proteina dhe fibra.

Drithërat me sheqer

Disa drithëra mund të jenë të larta në karbohidrate dhe u mungojnë fibrat dietike dhe proteinat, dy lëndë ushqyese që mbajnë sheqerin në gjak të qëndrueshëm dhe në kontroll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *