Një drekë e shijshme që do ta keni gati në më pak se një orë, ideale per kete fundjave.
Perberesit qe u duhen per kete recete: 2 peshk levrek, 1 kg patate, 2 thelpinj hurdhër, kripë dhe piper i zi, vaj ulliri, majdanoz.
Udhëzimet : Pasi ta keni pastruar peshkun vëreni në një tepsi.
Qëroni patatet dhe prejini në formën që dëshironi. Hidhini në tepsinë ku vutë peshkun, hidhini kripë, piper hurdhër dhe majdanozin e grirë imët. Shtoni edhe vajin e ullirit dhe gotën me ujë.
Mbulojeni me letër alumini dhe futeni në furrë të nxehur 200 gradë për 25 minuta. Pas 25 minutash hiqini letrën e aluminit dhe futeni përsëri në furrë edhe për disa minuta të tjera. Ju bëftë mirë.