Veza ka më shumë lëndë ushqyese – vitamina, minerale dhe aminoacide – për kalori se çdo ushqim tjetër. Me një vezë do të mund të merrni:
Proteina të cilësisë së lartë, Selen, Fosfor, Kholine, Vitaminë B12, Antioksidues të shumëfishtë, që mbrojnë qelizat.
Nga ulja e triglicerideve deri tek mbrojtja e shikimit dhe zhvillimi mendor i fëmijëve, ja cilat janë disa nga përfitimet shëndetësore të vezës dhe përse duhet ta konsumoni çdo ditë!
Vezët ofrojnë proteinat komplete
Një vezë përmban 6 gramë proteina, me të nënta aminoacidet “esenciale”, që trupi nuk mund t’i prodhojë vetë. E bardha vezës përmban gjysmën e proteinave dhe shumë pak yndyra dhe kolesterol.
Rrisin nivelet e kolesterolit të “mirë”
Njerëzit që konsumojnë vezë çdo ditë kanë nivele më të larta të kolesterolit të “mirë”, i quajtur HDL.
Mund të ulin nivelet e triglicerideve
Trigliceridet e ulëta janë të mira për shëndetin. Konsumimi i vezëve, sidomos ato të pasura me acide yndyrore të caktuara (si omega 3), ul nivelet e triglicerideve.
Mund të ulin rrez ikun e zhvillimit të go ditjes në tru
Edhe pse studimet ndryshojnë, duket se një vezë çdo ditë mund të ulë rrez ikun.
Një studim i fundit kinez ka zbuluar se njerëzit që konsumojnë rreth 1 vezë çdo ditë janë 30% më pak të rrez ikuar të vd esin nga go ditja në tru, krahasuar me ata që nuk i konsumojnë fare vezët.
Janë të shëndetshme për zemrën
U çuditët? Është e vërtetë! Të paktën, njerëzit që konsumojnë vezë çdo ditë nuk janë më të rrez ikuar nga sëm undjet e zemrës. Madje edhe njerëzit që vuajnë nga prediabeti apo diabeti i tipit 2 janë më pak të rrez ikuar.
Një studim kinez ka zbuluar se njerëzit që konsumojnë thuajse çdo ditë vezë janë 20% më pak të rrez ikuar të zhvillojnë sëm undje zemre krahasuar me ata që nuk i konsumojnë fare.