Nëse keni probleme me lëvizjen e zorrëve, do të thotë që duhet të përfshini më shumë fibra në regjimin tuaj ushqimor.
Ja si mund të përgatisni një pije që ju lehtëson dhe përmirëson funksionimin e sistemit tretës.
Përbërësit:
Një dardhë e madhe, 100 ml qumësht bajameje, 50 g kos pa yndyrë, 50 g tërshërë, ½ lugë mjaltë, ½ luge xhenxhefil i grirë, pak kanellë
Përgatitja:
Lajeni dardhën, hiqjani farat, priteni në copa të vogla dhe vendoseni në grirëse. Atje shtoni edhe të gjithë përbërësit e tjerë dhe vendoseni grirësen në punë.
Lëreni të punojë derisa përbërësit të jenë përzier të gjithë bashkë. Kur ta shërbeni vendosini kanellën sipër. Ju bëftë mirë!
Burimi: Healthy Food Team