Përveç ditës së Martë që do ketë kalim vranësirash, duke mos përjashtuar ndonjë episod të izoluar me shi, nga e Mërkura moti do të jetë i ngrohtë dhe me diell.
“Duke filluar nga dita e mërkurë dhe në vijim do të kemi intervale të gjata me kthjellime në vendin tonë, ku më të dukshme do të jenë në zonat bregdetare, në qytetet e zonave të ulëta, ndërsa në zonat malore herë pas here do të ketë kalime të pakta të vranësirave.
Por nuk priten reshje. Do të kemi gjithashtu rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë që të kemi temperatura deri në 24 apo 25 gradë Celcius, deri ditën e premte.
Jo vetëm vlerat maksimale, por edhe vlerat minimale do të kenë një rritje të ndjeshme të tyre”.
Sipas meteorologëve, e njëjta tablo sinoptike do të jetë prezente edhe në fundjave në të gjithë vendin.