Bujar Kapexhiu ka festuar ditëlindjen e 79. I urojmë artistit edhe shumë vite të lumtura dhe të begata.
Ka lindur më 22 mars 1944 në Tiranë. Kapexhiu studioi për aktor në shkollën e lartë pranë Teatrit Kombëtar, si edhe kursin e lartë pasuniversitar, për regjisor po aty.
Më 1968 filloi punë si regjisor në Teatrin e Estradës së Tiranës, ku shkroi shumë skeçe, parodi, kuplete, si edhe u mor me ka ri ka turë për organet e shtypit.
Pas një periudhe 2 vjeçare largimi nga Tirana, për shkak të “shfaqjeve liberale dhe moderniste”, në Festivalin e 11 të Këngës në RTSH, ku ishte autor teksti dhe konferencier,
Pas Festivalit të 11 punon në prodhim. Pastaj menduan se ky djalë u edukua dhe e kthyen në Kinostudio, ku në vitin 1975 u hap studio e filmit të animuar, në të cilën punon aty për 10 vjet, pastaj kalon në filmin artistik.
Filmi i parë vizatimor është “Pika e ujit”, 1976. Për realizimin e tij bashkepunon për herë të parë si regjisor, me Tomi Vaso si operator dhe piktorin Vlash Dobroniku.