Benì bashke te verdhen e vezes me kìvì: Mos harxhonì para per tì dhene fytyres suaj

Kivi ka tre herë më shumë Vitaminë C se portokallet dhe është i pasur në minerale.

Vitamina E që ai përmban parandalon plakjen e mbron nga radikalet e lira.

Aplikimi i maskave të thjeshta me bazë këtë frutë, që mund të bëhen lehtësisht në kushtet e shtëpisë, e ushqejnë fytyrën në mënyrën më natyrale të mundshme.

Shtatë arsye përse maska e radhës e fytyrës duhet të

1.Maska me kivi dhe kos

Priteni kivin në feta të rregullta (ose përdorni tulin e gatshëm të tij) dhe përziejeni me një lugë kos. Aplikojeni masën e përftuar në fytyrë për 15 deri në 20 minuta, më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe do të fitoni një fytyrë plot shkëlqim.

2.Maska me kivi dhe bajame

Lini disa bajame të zbuten përgjatë natës dhe ditën tjetër thërrmojini e përziejini me pak miell besan, kivi të copëtuara ose tul kivi. Kjo maskë është e pasur në Vitaminë E, e dobishme për fytyrën.

3.Maska me limon dhe kivi

Maska ideale për lëkurat e yndyrshme. Përzieni tulin e kivit me lëng limoni, lëreni në fytyrë për 15 minuta dhe më pas shpëlajeni. Kjo maskë ndihmon në minimizimin e poreve të lëkurës dhe zhd uk njollat në të.

4.Maska ushqyese me fruta

Kjo maskë është e përshtatshme për lëkurën e thatë e normale. Përzieni një tul bananeje, kivi dhe një lugë kos. Aplikojeni masën e përftuar në fytyrë e mbajeni për 15 minuta. Më pas, shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe kësisoj do përftoni një lëkurë të hidratuar e më të butë.

5.Maska rigjeneruese me kivi

Përzieni pak kivi dhe luleshtrydhe deri sa të shkrihen me njëra-tjetrën dhe më pas shtojini pluhur dru sandali. Purenë e përftuar aplikojeni në fytyrë për 15 minuta e më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Kjo maskë bën mrekulli në të gjitha llojet e lëkurave.

6.Maska me kivi dhe avokado

Përzieni gjysmë avokadoje dhe kivi deri sa masa të zbutet e të bëhet kremoze. Më pas, shtojini kësaj mase pak mjaltë për ta bërë më ushqyese, mbajeni në fytyrë për 15 minuta dhe në fund shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Kjo është kundër plakjes së parakohshme.

7.Maska me kivi dhe të verdhë veze

Merrni një gjysmë kivi, një lugë gjelle vaj ulliri ose vaj bajameje, një të verdhë veze dhe përziejini mirë. Masën e përftuar aplikojeni, mbajeni 15 minuta e më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë. Rezultati do jetë një fytyrë më e mirë dhe plot shkëlqim.

Disa njerëz mund të jenë ale rgjikë ndaj maskave të fytyrës me kivi, ndaj për të qenë të sigurt, para se t’i aplikoni ato, provoni të fërkoni një fetë të vogël kivi në fytyrë. Nëse ndjeni ndonjë shqetësim apo sk uqje, mos vazhdoni më tej me maskat./living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *