Përbërësit në këtë maskë janë më efektivët për t’ju ardhur në ndihmë flokëve të yndyrshme dhe të dëmtuara.
Ndërsa një vezë është e mbushur me proteina dhe yndyrna, kosi është një burim i yndyrës qumështit dhe acidit laktik.
Në fakt, proteinat që ndodhen në vezë janë proteina të cilësisë më të lartë që mund të gjeni.
Kjo maskë nxit rritjen e flokëve dhe i mban ato të butë dhe të shëndetshëm duke eliminuar gjithashtu yndyrën e tepërt nga flokët.
Mjalti është tepër i dobishëm për rritjen e flokëve sepse ka një sasi të madhe të ushqyesve dhe vitaminat E, K, C, B1, B2, B6. Bananet janë ndihmë e madhe në lu ftën kundër majave të dëmtuara. Vezë, banane, mjaltë janë kombinimi perfekt për shëndetin e flokëve tuaj.
Përbërësit: 1 banane, 1 vezë (ose vetëm 1 e verdhë veze), Mjaltë, 1 lugë gjelle
Udhëzime: Vendosni të gjithë përbërësit në blender derisa të përfitoni një maskë homogjene.
Aplikoni maskën në flokë dhe mbajeni 1-2 orë.
Pas kësaj lani flokët tuaj si zakonisht. Rekomandohet që këtë maskë për rritjen e flokëve ta aplikoni një herë në javë./shendeti.com.al
Burimi: thediscoverworld