Do kemì 6-7 gradë rënìe: Meteorologìa tregon dìten kur prìtet te freskohet motì

Duket se e marta do të jetë dita e fundit me valën e nxehtë që ka përfshirë për kohësh vendin tonë. Ky ka qenë parashikimi i Meotealb.

Në një lidhje live për News24, Lajda Porja tha se duke nisur nga e mërkura, temperaturat do të ulen 6-7 gradë Celsius.

“Sot dhe nesër janë ditët e fundit ku do të japin frymë temperaturat e larta.

Dita e martë është kulmi i fundit i kësaj vale. E kishim paralajmëruar se do të ishte nga fundi i korrikut, por vetëm në dy zona, Elbasan dhe Berat, Belshi dhe Cërriku që do të jenë deri në 42 gradë, ndërsa zonat e tjera me temperatura më të ulëta.

Bregdeti rreth vlerës 38 gradë dhe juglindja 37 gradë.

Në ditën e mërkurë, do kemi 6-7 gradë rënie, ku do të ndihet rënia e temperaturave.”, tha Porja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *