Marjeta e “Pallatì 176” feston sot dìtelìndjen, ja sa vjec mbush sot aktorja e njohur

Në 36 vite karrierë në skenën teatrore ajo ka sjellë për publikun karaktere dhe personazhe nga më të ndryshmet, duke u bërë një emër i njohur dhe i vlerësuar.

Aktorja Elida Janushi i takon një brezi aktorësh, të cilët janë skalitur në kujtesën e publikut për rolet e veçanta dhe të bukura që kanë sjellë para tij.

Dhe pse Elida Janushi ka disa vjet që është shkëputur nga skena dhe jeton larg atdheut, ajo ka lënë gjurmët e saj të pashlyeshme në rolet e realizuara gjatë karrierës së saj, me zërin e saj plot humor e kumbues e me interpretimet e saj të mrekullueshme.

Aktorja lind me 1 gusht 1953 dhe sot feston ditëlindjen e 70. Ajo u rrit ne nje familje te madhe me emer e me tradita patriotike e intelektuale ne Vishocice, Devoll.

Vajza e vogel e Anes dhe e Zyrdinit,pasi mbaroi shkollen 8-vjecare ne fshat,vazhdoi te mesmen ne gjimnazin e Bilishtit.

Ajo bashke me motrat e medhaja te saja dhe me shume vajza te tjera te zones dolen vullnetare e shkuan per te punuar ne kombinatin e tekstileve ne Berat.

Ketu Elida mori pjese ne grupin e nje Teatri, ne ate rol qe kishte interpretuar me pare me grupin e Teatrit te Vishocices, ne Devoll.

Aktivizohet ne fillim gjate studimeve te larta dhe me pas shume shpejt vajzes se re i besohen role kryesore e te rendesishem ne shume drama. Ajo merr pjese ne shfaqje teatrore si psh “Lezja”, Shkurta ne “Duke u gdhire viti `45”; Leli ne “ Prometeu”; “Vershime Pranverore”, Mimoza ne “Doktori pacient”, “Fytyra e dyte”, “Luiza Miller”, “Romeo & Zhulieta” , Marjeta ne “Pallati 176”,”Nata e 12”, “Zonja nga qyteti”, “Rikardi i III”,” Karnavelet e Korces”, “Quo Svadis”, “Vdekja e nje komisioneri” ; Drita tek “Shkallet”; Marta tek “Motrat” ; Njera nga vejushat ne dramen “Kush e solli Doruntinen” (1989) etj.

Ne Teater ajo ka interpretuar role kryesisht te dores se dyte por hera heres edhe ato kryesore. Natyrisht, roli qe u ngulit ne mendjen e spektatorit ishte ai i Marjetes tek “Pallati 176”

Ne film deputon tek “Brazdat” ne vitin 1973 qe kur ishte studente. Me pas eshte mesuesja e Nertil Dulit ne filmin e mirenjohur”Shoku yne Tili” duke interpretuar ne kete film nje rol realist pa sforcime e prirur drejt se thjeshtes ;

Ka punuar me një plejadëe aktorësh që i vijnë rrallë skenës, ekranit, apo sheshit të xhirimeve me Korifejtë e teatrit si Mihal Popi, Kadri Roshi, Naim Frashëri, Prokop Mima, Sandër Prosi, Marije Logoreci, Violeta Manushi, Margarita Xhepa, Drita Pelingu, pa permendur dhe regjisorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *