Njerëzit kanë konsumuar mjaltë për mijëra vjet. Konsiderohet si një nga ushqimet natyrale më fisnike dhe përfitimet e tij janë të shumta dhe të njohura.
Nga Egjipti i lashtë e deri në ditët e sotme, mjalti ka qenë gjithmonë një përbërës kyç në shumë receta, duke ofruar lëndë ushqyese dhe ëmbëlsi natyrale.
Por, mjalti mund të përmbajë bakterin Clostridium botulinum, përhapja e të cilit në sistemin tretës të të porsalindurit ende të papjekur mund të shkaktojë çlirimin e toksinave të rrezikshme, përgjegjëse për një sëmundje të njohur si botulizmi foshnjor.
Shkenca ka treguar se mjalti është i rrezikshëm për të sapolindurit dhe se në asnjë rrethanë nuk duhet t’u jepet fëmijëve para vitit të parë të jetës.
Arsyeja është shumë e thjeshtë: flora e zorrëve të të porsalindurve nuk ka arritur ende pjekurinë, prandaj sporet e këtij bakteri mund të shumohen në zorrët e tyre; këto çlirojnë toksina botulinike , të konsideruara ndër substancat më vdekjeprurëse.
Botulizmi i foshnjave ndikon në sistemin nervor, kështu që mund të shfaqet me një gamë të gjerë simptomash. Të parat shfaqen 12-24 orë pas hyrjes së bakterit. Më të shpeshtat janë:
Frymëmarrje e ngadaltë ose vështirësi në frymëmarrje
Kapsllëk
Dobësi e përgjithësuar
Thirrje e dobët
Letargji
Reduktimi i refleksit të gojës
Shikim i dyfishtë ose i paqartë
Goje e thate
Kapakë të rëndë
Flakciditet i përgjithshëm
Ushqyerja e ngadaltë
Në raste ekstreme: paralizë e trupit, krahëve dhe këmbëve ose bllokim të sistemit të frymëmarrjes.
Ndërsa pas një viti, mbrojtja natyrale e fëmijës është zhvilluar mjaftueshëm në mënyrë që të parandalojë përhapjen e këtij bakteri./living