Qumështi është i shëndetshëm dhe ushqyes, por nëse e teproni me pirjen e tij, nuk garanton shëndet më të mirë
Sipas një studimi suedez, pirja e tepërt e qumështit mund të shoqërohet me vde ksh mëri dhe një rre zik në rritje të fra kturave.
Për studiuesit, pirja e tepërt e qumështit do të thotë tri ose më shumë gota në ditë.
Rezultatet e studimit janë edhe më shqetësuese për gratë.
Kur është fjala për pjesëtaret të gji nisë femërore, është zbuluar se konsumimi i tri ose më shumë gotave në ditë mund të dyfishojë rrez ikun e vde kjes në krahasim me ata që pinë vetëm më pak se një gotë në ditë.
Meshkujt nuk preken në të njëjtën mënyrë si femrat, por kjo mund të rrisë shkallën e vde kshm ërisë së tyre.
Konsumimi i tepërt i qumështit mund të çojë në efekte anësore të dukshme. Këto janë lodhja, puçrrat, fryrjet dhe problemet e tjera të tretjes.
Rezultatet e studimit janë alarmante, por kjo nuk do të thotë që duhet ta shmangni plotësisht këtë pije. Përveç kalciumit, qumështi përmban ushqyes të tjerë thelbësorë si vitamina D, vitamina B12 dhe proteina.
Ka disa studime që sugjerojnë se pirja e qumështit çdo ditë mund të zvogëlojë rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve kronike.
E vetmja gjë që duhet të bësh është ta konsumosh me moderim. Një gotë në ditë është një zgjedhje ideale.