E fundìt / Kìshte nje pushìm te shkurter, cfare po ndodh ne te vertete me negocìatat mìdìs delegacìoneve

Negociatat midis delegaconeve ruse dhe ukrainase pas një pause disa minutash, kanë rifilluar sërish.

Më herët, parlamenti i Ukrainës tha se bisedimet me zeyrtarët rusë në kufirin në Bjellorusi kishin përfunduar.

Por, ata kanë sqaruar se zyrtarët ishin thjesht në një pushim dhe raundi i tretë i negociatave ka rifilluar sërish.

Takimi ka për qëllim arritjen e një armëpushimi të menjëhershëm dhe tërheqjen e forcave ruse.

Kujtojmë që presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy të dielën njoftoi se delegacionet ukrainase dhe ruse do të takohen pa parakushte në Pripyat në Bjellorusi. Zelenskiy u shpreh se nuk ishte i sigurt se do të kishte ndonjë përparim, por që do të përpiqej.

“Do të them sinqerisht, si gjithmonë, se nuk besoj në rezultatin e këtij takimi. Por le të përpiqemi, në mënyrë që asnjë qytetar i Ukrainës të mos ketë dyshim se unë, si president, nuk u përpoqa ta ndaloja luftën kur kishte edhe një shans” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *