Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon që dita e martë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira dhe intervale të shkurtra kthjellimi. Që në orët e para të 24-orëshit, priten reshje shiu e bore me intensitet të ulët.
Për shkak të masave ajrore më të ftohta pritet që reshjet e borës me intensitet të ulët (në formën e flokëve të dëborës) të prekin kryeqytetin, por edhe zonat bregdetare, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Nga dita e mërkurë deri ditën e shtunë vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme por të ftohta të cilat do të sjellin rënie të ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin.
Për shkak të temperaturave të ulëta, parashikohen prezencë të ngricave të forta në rrugë kryesisht në zonat malore.
Era parashikohet kryesisht nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 20m/sek.