Me siguri, edhe juve ju ka ndodhur që t’i ndani në dy pjesë kokrrat e ilaçeve që pini kur e keni të nevojshme. Për shkak të madhësisë së tyre apo edhe shijes së keqe, ndarja në dy pjesë mbase ju është dukur mënyra më e lehtë para përtypjes.
Ka raste kur kjo ndodh më tepër me fëmijët, që ua coptojmë ilaçin, e bëjmë pluhur dhe ua përziejmë me ujë. Por ja që kjo është një mënyrë shumë e gabuar.
Sipas farmacistëve, ju nuk duhet ta përdorni më kurrë këtë metodë për disa arsye:
Së pari ka disa ilaçe që janë të veshura me një shtresë që nuk shihet me sy të lirë, por shërben për faktin që ilaçi të mos përhapet në stomak menjëherë. Nëse kjo ndodh, shkakton acarim dhe irritim të stomakut.
Në raste të tjera, shtresat e tjera të ilaçeve shërbejnë për ta shpërndarë ilaçin në trupin tonë në mënyrë të ngadaltë dhe jo menjëherë.
Nëse i ndani në dy pjesë ato, atëherë kjo shtresë shkatërrohet dhe mund t’ju shkaktojë efekte anësore ose dëmtime serioze.
Ndërsa metoda që zgjidhni për fëmijët e vegjël, pra shtypja e ilaçit mund të jetë më e rrezikshme, pasi përbërësit e tij mund të bashkohen me bakteret e mjedisit dhe, në këtë mënyrë rrezikoni vërtet fëmijët tuaj.
Por ju mund t’i pini ilaçet përgjysmë vetëm kur jua rekomandon mjeku.