Edhe pse kemi hyrë në pranvere, temperaturar mbeten ato të dimrit gjysmën e parë të muajti mars. Mimalja do të jetë deri në -3 gradë celcius në zonat malore.
Ndërsa në ultësirat perëndimore pritet që të luhaten nga 3 deri në 7 gradë celcius vlerat minimale.
Kemi patur një shtyrje stinës të njëra-tjetrës, prandaj jemi ende në pranverë, por me kushtet atmosferike të dimrit.
Moti sot vijon me vranësira të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Në relievet malore vijojnë reshjet e dendura të dëborës.
Ajo që është problematike këtë të diel është parametri i erës. Një erë e fortë deri në 75 kilometra në orë nga drejtimi jugorë duke bërë që në dallgëzim të kemi 5 apo 6 ballë, bën me dije meteorologia Lajda Porja.
Ditët e para të javës së ardhshme parashikohen me sisteme vranësirash si dhe reshje shiu. Reshjet hera herës do të pasohen nga shtrëngata me rrufe.
Dëbora do të përfshijë të gjitha zonat malore e kodrinore. Përgjithesisht parashikohen me intensitet mesatar por në veri e juglindje në momente të caktuara edhe e dendur. Në zona të izoluara në kuota të ulta do të shihen flokë dëbore.