Ekspertet ì japìn fund dìlemes : E bardha apo e verdha, cìla eshte me e shendetshme? Mesojenì

Veza është një nga ushqimet më proteinike dhe si e tillë mjaft e konsumuar në përditshmëri. Megjithëse vlerat e vezës janë përfolur shpeshherë, ndarja mes vlerave ushqyese të së bardhës apo të së verdhës së vezës janë diskutuar më rrallë.

E bardha e vezës

E bardha e vezës është guaska mbrojtëse dhe e pasur me lëndë ushqyese. Pavarësisht se shfaqet si një lëng i thjeshtë, i trashë, albumina është e përbërë nga tre shtresa: vetëm shtresa e brendshme, që është më afër të verdhës është e dendur dhe e trashë. Dy të tjerat, më të jashtmet janë të lëngëta.

Albumina në pjesën më të madhe është e përbërë nga uji: rreth 90% të peshës së njëjtë.

E bardha e vezës është një ushqim tepër i hollë: ndryshe nga e verdha, praktikisht është pa yndyrna dhe madje, sasia e karbohidrateve është e papërfillshme.

Interesante është edhe përmbajtja e kripërave minerale, veçanërisht magnezit, kaliumit dhe natriumit dhe vitaminave të grupit B. Albumina e një veze të mesme peshon rreth 35 g dhe siguron rreth 43 kcal.

Proteinat e të bardhës së vezës, ovalbumina, kanë një vlerë të shkëlqyer biologjike, ato janë të pasura me aminoacide esenciale. Si për arsye higjienike, ashtu edhe për të ndihmuar tretjen, është mirë të konsumoni të gatuar të bardhën e vezës: albumina përmban një proteinë, të quajtur ovoucoid, e cila pengon aktivitetin e proteolitik të enzimës tretëse në zorrën tonë. Albumina gjithashtu përmban një tjetër substancë proteinike, avidinën, e cila pengon thithjen e biotinës ose vitaminës H.

E verdha e vezës

E verdha e vezës është e pasur në proteina e vitamina dhe kërkimet shkencore kanë treguar se ushqimet me nivel të lartë të kolesterolit nuk rrisin domsdoshmërisht kolesterolin në gjak. Vezët janë të dobishme për të ngritur nivelet e kolesterolit të mirë HDL . E verdha e vezës është e pasur me lutein karotenoideve dhe zeaxanthin, të cilat ndihmojnë në shëndetin e syrit .

E verdha e vezës përmban proteina, hekur, antioksidantë, vitamina, B2, B5, B12 dhe vitaminë D.

Çfarë ndihmon e verdha e vezës?

Memorien

Për të përmirësuar memorien, duhet të konsumoni 1-2 të verdha veze çdo ditë, për 4 javë rresht. Bëni një pushim tri javor dhe më pas përsëriteni trajtimin.

Kancerin e gjoksit

Studimet kanë treguar se gratë që konsumojnë rregullisht të verdhat e vezëve kanë më pak gjasa për kancer të gjoksit.

Për flokë të shëndetshëm

Konsumoni të paktën 5 vezë në javë, nga 1-3 muaj. Ky trajtim do të rrisë flokët tuaja në mënyrë natyrale dhe të shëndetshme.

Ilaç për gratë shtatzënë

Duke qenë se përmban hekur, vitaminë D dhe një sërë vitaminash B. Këto lëndë janë shumë të rëndësishmë për foshnjën që ende nuk ka lindur. Mamatë shtatzënë duhet të konsumojnë dy vezë të ziera çdo ditë, për 5 javë rresht.

Lufton mbipeshën

Nëse ju konsumoni vezë çdo ditë, nuk shëndosheni, përkundrazi. Do të humbni në peshë. Bëni një trajtim 2 mujor me nga 1 vezë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *